Erdogan: Palestina dhe Jerusalemi, çështje e të gjithë myslimanëve

30 Nëntor 2016 - 20:14      

Një Palestinë e pavarur me kufijtë e saj të para vitit 1967 është e vetmja shpresë për një paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, deklaroi sot presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton aa.

“E vetmja mënyrë për zgjidhje të përhershme të paqes në Lindjen e Mesme është një Palestinë e lirë dhe e pavarur me kryeqytet Jerusalemin Lindor”, tha ai gjatë një takimi për Jerusalemin që po mbahet në Stamboll.

“Paqja në rajon është e pamundur pa e shëruar këtë plagë të Lindjes së Mesme”, shtoi më tej Erdoğan.
Shumë shtete, në mesin e të cilave edhe Turqia kanë bërë thirrje për një zgjidhje “dy shtete”, të bazuar në kufijtë që kanë ekzistuar para vitit 1967, atëherë kur gjatë luftës arabo-izraelite ky i fundit okupoi Bregun Perëndimor, Ripin e Gazës, Lartësirat e Golanit dhe Gadishullin e Sinait.

Erdoğan tha gjithashtu se situata palestineze ka paraqitur bazë edhe për tensione të tjera në rajon për të shtuar se “politikat e represionit kundër vëllezërve palestinezë që datojnë nga vitit 1948 janë në rritje e sipër”.

Erdoğan kritikoi Kombet e Bashkuara se kanë dështuar plotësisht në zgjidhjen e kësaj çështjeje tejet të rëndësishme.
“Të përqafosh çështjen e Palestinës, të mbrosh Jerusalemin, është detyrë e përbashkët për të gjithë myslimanët, një detyrim i përbashkët”, tha Erdoğan si kundërpërgjigje ndaj propozimit izraelit për të ulur zërin gjatë thirrjes së Ezanit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...