Në Indi himni kombëtar do të intonohet edhe në kinema

30 Nëntor 2016 - 19:55      

Gjykata Supreme e Indisë ka vendosur që himni kombëtar të intonohet në çdo kinema, përpara se të shfaqet një film.

Gjykatësit kanë thënë se urdhri duhet të nisë të zbatohet brenda dhjetë ditësh dhe se publiku duhet të qëndrojë në këmbë, derisa luhet himni.

Në vitet 1960 dhe 1970, kinematë në Indi rregullisht e kanë luajtur himnin, por praktika ka nisur të zbehet.

India nuk ka pasur ligj uniformë për çështjen, por 29 shtetet i kanë pasur ligjet e tyre.

Opinioni në mediet sociale, në lidhje vendimin e fundit të Gjykatës Supreme, është i ndarë.

Por, shumica argumentojnë se kinemaja është për argëtim dhe jo shprehje të patriotizmit apo besnikërisë ndaj shtetit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...