OPEC arrin marrëveshje për reduktimin e prodhimit të naftës

30 Nëntor 2016 - 19:48      

Vendet e OPEC-ut, organizatës së vendeve që eksportojnë naftë, kanë arritur marrëveshje për të reduktuar prodhimin për 1.2 milion fuçi në ditë.

Kjo është rreth 3 për qind e prodhimit të organizatës dhe do ta sjellë prodhimin total në 32.5 milionë fuçi në ditë.

Marrëveshja e 30 nëntorit shihet si përpjekje për të rritur çmimet e naftës, duke reduktuar mbi furnizimin.

Presidenti i OPEC-ut, Mohammed Bin Saleh Al-Sada, tha se marrëveshja do të hyjë në fuqi nga janari.

Pas lajmit, çmimet e naftës së papërpunuar janë rritur për 8-9 për qind.

Marrëveshja është e para e tillë nga OPEC-u qysh në vitin 2008.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...