Tekniku i avionit të rrëzuar tregon si mbeti gjallë

30 Nëntor 2016 - 17:57      

Ervin Turimi, tekniku i avionit brazilian të rrëzuar dje, është njëri nga gjashtë personat që kanë mbetur gjallë pas rrëzimit të avionit në Kolumbi, transmeton Koha.net.

“Mbeta gjallë, shpëtova, sepse ndoqa dhe zbatova udhëzimet që duhet me rastin e aterrimit ë dhunshëm të avionit. Kam parë se shumë veta nuk iu përmbajtën udhëzimeve të pilotit. Hoqën rripat e sigurisë, u ngritën nga karriget e veta dhe bërtisnin. Unë e vura valixhen ndërmjet këmbëve dhe mblodha turpin në pozitën e fetusit. Bëra të gjitha ato që thotë rregullorja si të gjendemi në situata të tilla”, ka thënë njëri nga gjashtë të mbeturit gjallë në aksidentin e trafikut ajror në të cilin vdiqën 71 persona, ndër të cilët të gjithë anëtarët e klubit futbollistik brazilian Chapecoenses dhe 20 gazetarë.

“Nja 40 - 50 sekonda para rënies, filluan të fiken dritat e avionit pas kësaj kam ndier goditjen. Më pas nuk më kujtohet asgjë", i ka thënë Jimena ekipit shpëtimtar e cila u nxor nga copat e avionit pas rrëzimit, e fjalët e saj i ka transmetuar zyrtari i provincës Antiokia (në të cilën u rrëzua avioni) Luis Peres.
Rrëzimin e tmerrshëm në malin Serro Gordo e mbijetuan edhe tre futbollistë - Alan Ruschel, Elio Ermito Sampier Neto dhe Jackson Ragnar Folman si dhe gazetari Rafael Ensel Valmorbida, shkruan infobae.com, transmeton "Jutarnji list".

Sipas informatave të deritashme, duket se të gjithë të mbeturit gjallë qëndruan të lidhur në vendin e vet.
Gjendja e tyre shëndetësore është e ndryshme – portierit Folman i është amputuar këmba e djathtë dhe po mjekohet pas operimit, mbrojtësi Elio Netto është në kujdesin intensiv me lëndime të rënda në kokë dhe në gjoks ndërsa mbrojtësi tjetër Alan Ruschel është bërë operacion në kurriz. Gazetari Valmorbida është “në gjendje stabile delikate", ndërsa më së miri po shërohet Jimena Soares, e cila është jashtë rrezikut për jetën, si dhe Ervin Turimi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...