Pekini bllokon super blerjet e kompanive kineze jashtë vendit

30 Nëntor 2016 - 10:33      

Pekin, 30 nëntor – Kina do të ulë në mënyrë drastike blerjet e realizuara nga kompanitë e saj jashtë vendit, për të bllokuar largimin kolosal të kapitalit dhe për të bërë investime më cilësore, sipas qeverisë dhe medias kineze.

“Me objektivin që të bllokojë blerjet e shfrenuara të kompanive kineze në të gjithë botën, Pekini do të kërkojë të pengojë shumicën e investimeve jashtë vendit mbi 10 miliardë dollarë”, njoftoi agjencia “Bloomberg” duke cituar burime pranë kësaj dosie.

Për më tepër, qeveria do t’i kundërvihet të gjitha blerjeve mbi një miliardë dollarë që dalin nga aktiviteti kryesor i kompanisë kineze në fjalë. Në fund, kompanive dhe shtetit do t’i ndalohet çdo investim imobiliar prej më shumë se një miliard dollarë jashtë Kinës.

“Këto shtrëngime do të njoftohen shumë shpejt dhe do të qëndrojnë në fuqi deri më shtator 2017 duke lenë hapësirë vetëm për blerje strategjike shumë të rëndësishme”, sipas “Bloomberg”.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...