Foto: Reuters

Greva e pilotëve po i kushton Lufthansas 10-15 milionë euro në ditë

30 Nëntor 2016 - 09:57      

Greva e pilotëve gjermanë, e cila ka hyrë në ditën e gjashtë këtë vit, po i kushton kompanisë gjermane 10-15 milionë euro në ditë, ka thënë një zëdhënës të mërkurën.

Sot janë anuluar edhe 890 fluturime, ku janë prekur si fluturime brenda Gjermanisë, ashtu edhe jashtë saj. Unioni pritet të mbajë një demonstratë në aeroportin e Frankfurtit gjatë ditës së sotme, raporton Reuters.

Zëdhënësi i “Lufthansa”-s ka thënë se aviokompania i ka marrë parasysh komentet e bëra nga unionin “Vereingiung Cockpit” dhe do të jenë të gatshëm t’i vazhdojnë bisedimet për një rritje të pagave prej 5 për qind, transmeton Koha.net.

“Lufthansa” deri më tani u ka ofruar rritje të pagave prej 4.4 për qind pilotëve.

Por, unioni “Vereinigung Cockpit” (VC) dëshiron që rritja për 5,400 pilotët të jetë 3.7 për qind vjetore për një periudhë pesë vjeçare.

Greva e pilotëve të kompanisë gjermane është e 15-a me radhë që nga viti 2014 dhe rrezikon besueshmërinë e aviokompanisë, veçanërisht nëse këto mosmarrëveshje vazhdojnë.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...