Bora shkaktoi probleme edhe në Greqi

30 Nëntor 2016 - 09:10      

Bora e parë e këtij sezoni, që po bie në Greqi që nga dita e djeshme, shkaktoi probleme të ndryshme në disa pjesë të vendit.

Në Greqinë veriore, për shkak të borës së shtresuar u mbyllën disa rrugë, ndërsa me probleme të mëdha në komunikacion po përballen edhe banorët e Selanikut, ku gjithashtu mbrëmë u mbyllën disa rrugë.

Borë dje ra në pothuajse të gjitha viset malore dhe gjysmëmalore në Greqinë veriore, qendrore dhe jugore, ndërsa këto ditë pritet që temperaturat të ulen edhe nën zero, kumtoi Shërbimi nacional meteorologjik, transmeton KP.

Sinoptikët grekë kumtuan se reshjet e borës do të vazhdojnë edhe sot, në të gjitha rajonet malore dhe kodrinore në Greqinë qendrore dhe jugore, si dhe në rajonet më të ulëta në pjesën veriore të vendit.

Në rajonet detare priten stuhi të fuqishme, kryesisht në orët e pasdites, ndërkaq moti gradualisht do të fillojë të përmirësohet nga perëndimi drejt veriut.

Për shkak të temperaturave të ulëta për sonte pritet në pjesën më të madhe të vendit të ketë edhe ngrica. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...