Rusia dërgon dy divizione të reja në kufi me Ukrainën

29 Nëntor 2016 - 23:09      

Ushtria Rusia njoftoi sot se ka formuar dy divizione të reja të këmbësorisë dhe ato do të vendosen në kufirin perëndimor të shtetit.

Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu tha se të dy divizionet e reja do të vendosen në qytetet e rajonit Belgorod, Voronezh dhe Smolensk, pranë kufirit me Ukrainën dhe Bjellorusinë, raporton AP, transmeton KosovaPress.

Sipas tij, 70 për qind e këtyre forcave do të përbëhet nga ushtarë vullnetarë me kontratë, por ai nuk ka specifikuar se sa trupa do jenë në këto divizione.

Shoigu tha se ushtria ka ndërtuar disa objekte të reja për strehim dhe trajnimin e trupave.

Rusia kërkon të zgjerojë listën e ushtarëve vullnetarë, në mënyrë që të rrisë aftësinë ushtarake të vendit.

Kjo vendosje e divizioneve vjen në një kohë të ngritjes së tensioneve mes Perëndimit dhe Rusisë, pas aneksimit të Krimesë dhe mbështetjen që Rusia u jep forcave rebele në lindje të Ukrainës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...