29 Nëntor 2016 - 22:33
Gjatë fushatës presidenciale, zoti Trump deklaroi se do ta shfuqizonte këtë ligj, por tani ai ka lënë të kuptohet se disa pjesë të tij duhet të qëndrojnë në fuqi.
Presidenti i zgjedhur ka caktuar gjithashtu zonjën Elaine Chao si sekretare të Transportit.
Të hënën, Trump u takua me një tjetër kandidat të mundshëm për sekretar shteti, ish shefin e CIA-s, gjeneralin në pension David Petraeus. Gjenerali Petraeus ka qenë komandant i lartë i SHBA në Irak dhe ka udhëhequr forcat e NATO-s në Afganistan. Ai u detyrua të japë dorëheqjen nga CIA në vitin 2012, pasi i kishte dhënë informacione sekrete biografes së tij, me të cilën kishte një marrëdhënie.
Njoftohet gjithashtu se Trump po shqyrton kandidaturat e një numri politikanësh dhe diplomatësh të tjerë për postin e sekretarit të shtetit, si ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, ish-ambasadori amerikan në OKB, John Bolton, kryetari republikan i Komitetit të Senatit për Marëdhëniet Ndërkombëtare, Bob Corker, dhe ish-guvernatori i shtetit Massachusetts, Mitt Romney.
Mundësia e caktimit të zotit Romney ka shkaktuar polemika në ekipin e Trump.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...