Arrestohet agjenti gjerman nën dyshimin e planifikimit të një sulmi terrorist në zyrat e BnD

29 Nëntor 2016 - 21:55      

Një agjent i Inteligjencës Gjermane është arrestuar nën akuzën se ka dashur të sulmonte zyrat e agjencisë në Koln, pasi kishte bërë deklarime islamike në internet.

Një zyrtar i agjencisë nuk ka dhënë detaje për postin e të arrestuarit, por “Die Welt” raporton se 51-vjeçari planifikonte të bombardonte zyrat qendrore të BnD-së në Koln.

“Nuk ka asnjë provë deri tani se ekzistonte rreziku konkret për sigurinë e agjencisë apo të punëtorëve të saj. Ai po akuzohet për deklaratat islamike në internet nën një emër falso dhe se ka shpalosur materiale të brendshme të agjencisë në komunikime në internet”, ka thënë zyrtari i agjencisë, raporton “Reuters”, transmeton koha.net.

“Der Spiegel” raporton se shteti gjerman ka përcjellë agjentin që katër javë.

Autoritetet gjermane kanë shtuar masat e sigurisë ndaj sulmeve potenciale, që nga qershori kur u godit nga dy sulme, për të cilat përgjegjësinë mori Shteti Islamik.

“Ne mbetemi cak i terrorizmit islamik dhe duhet të jemi të vëmendshëm nëse Shteti Islamik apo organizatat tjera terroriste duan të sulmojnë Gjermaninë”, kishte thënë muajin e shkuar Hans-Georg Maasen, shefi i Agjencisë Gjermane.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...