Djali i Escobarit: Babai im u vetëvra

29 Nëntor 2016 - 13:54      

Djali i baronit të drogës, Pablo Escobar deklaron se i ati i tij është vetëvrarë për të mos u dorëzuar, dhe nuk është vrarë nga policia kolumbiane.

Para publikimit të librit të tij të ri, Sebastian Marroquin thotë se ka folur me babain e tij të famshëm, vetëm 10 minuta para se të vdiste, dhe është i bindur që ai është vetëvrarë për të mos iu dorëzuar oficerëve, por edhe për të shpëtuar familjen e tij nga pengmarrja, transmeton tch.

39-vjeçari, i cili në atë kohë ishte vetëm 17 vjeç, kur i ati vdiq në Medellin në 1993, është ‘absolutisht i sigurtë’ që mjekët që bënë autopsinë janë kërcënuar të ndryshojnë raportin zyrtar.

Marroquin, i cili e ndryshoi emrin nga Juan Pablo Escobar, ka thënë për SunOnline se i ati u vetëqëllua në kokë në papafingo, 23 vjet më parë, dhe një gjë të tillë e kishte planifikuar më herët.

Nga një familje e varfër në qytetin e Medellin, në verilindje të Kolumbisë, Escobar u rrit për tu bërë burri më i kërkuar në botë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...