Tre futbollistë në mesin e të mbijetuarve nga rrëzimi i aeroplanit në Kolumbi

29 Nëntor 2016 - 11:41      

Janë konfirmuar edhe shifrat e sakta nga tragjedia me aeroplan që ndodhi në Kolumbi.

Nga 81 persona që ishin në aeroplanin që barte ekipin brazilian, Chapecoense, vetëm 5 persona arritën të mbijetojnë, transmeton Koha.net.

Komandanti i Policisë regjionale të Medellinit, Jose Gerardo Acevedo ka konfirmuar se njëri nga gjashtë personat që u shpëtuan ka humbur jetën nga plagët e marra, raporton The Guardian.

“Gjashtë persona ishin shpëtuar të gjallë, por fatkeqësisht njëri prej tyre vdiq. Kurse të gjithë pasagjerët e tjerë (nga 81) kanë humbur jetën. Nga kjo tragjedi numri total i të vdekurve është 76”, ka thënë Acevedo.

Rrëzohet aeroplani me 81 persona, raportohet për të mbijetuar

Të mbijetuarit janë tre futbollistë të Chapecoense, mbrojtësi Alan Ruschel dhe porterët Jackson Follman dhe Danilo. Kurse shpëtuan edhe gazetari Rafael Henzel dhe nga ekuipazhi Ximena Suarez.

Raportohet se 21 gazetarë ishin në mesin e 81 personave në aeroplan.

Shumë klube dhe figura të rëndësishme të futbollit kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjarët e viktimave.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...