Foto: Reuters

Fox News: Edhe në SHBA votuan të vdekurit

29 Nëntor 2016 - 10:39      

Zgjedhjet janë një e drejtë e madhe në Shtetet e Bashkuara, pasi njerëzit atje e marrin votimin shumë seriozisht, dhe për amerikanët kjo është një nga pjesët thelbësore të demokracisë.

Por, një nga gjigantët mediatik, i cili nuk ka mbajtur asnjë krah politik në këto zgjedhje presidenciale, “Fox News”, ka tronditur amerikanët dhe ka vënë në dyshim të drejtën e njerëzve për të votuar pas një interviste me një specialist zgjedhor.

Eksperti i zgjedhjeve, Christian Adams, tha për “Fox News” se ka 4 milionë njerëz të vdekur që janë regjistruar si votues në Shtetet e Bashkuara për zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit, transmeton Syri.net.

Ai ka vërtetuar se demokratët janë duke u përpjekur të manipulojnë numërimin e votave që është duke vazhduar, për t’u siguruar që të mbeten në pushtet në Shtëpinë e Bardhë.

“Ka pasur të paktën katër milionë të vdekur në listat e votuesve amerikanë”, tha Adams. “Listat aktuale të votuesve janë në favor të demokratëve, sikurse edhe të dhënat se të vdekurit kanë votuar në favor të demokratëve”.

Adams ka një informacion shumë të gjerë rreth këtyre provave dhe rreth procesit, kjo për shkak sepse më parë ka qenë Prokuror i Seksionit të Votimit në Departamentin e Drejtësisë.

Madje Christian Adams shkoi aq larg sa pranoi ankesat ligjore kundër Philadelphia Broward Country, Florida, ku listat e votuesve janë të korruptuara, shkruan “Daily Post”.

“Njerëz të vdekur kanë votuar dhe kjo është një gjë për të cilën administrata nuk do të bëjë asgjë. Me sa duket ata e pëlqejnë këtë. Me siguri ata e pëlqejnë. Kemi plot katër milionë votues të paligjshëm dhe të vdekur në listat e votuesve në Amerikë”, tha Adams. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...