29 Nëntor 2016 - 10:40
Ministria e Brendshme tha se këtë vit kanë hyrë mbi 171,000 migrantë, krahasuar me rekordin e vitit 2014, prej 170,100 migrantësh.
Rreth 4,690 migrantë, siç raporton Rel, kanë vdekur ose janë zhdukur në përpjekje për të kaluar Detin Mesdhe, gjatë vitit 2016, thanë Kombet e Bashkuara.
Migrantët janë duke vënë presion të madh mbi sistemin e azilit të Italisë.
Mbi 176,000 njerëz janë të strehuar aktualisht në qendrat e pranimit nëpër Itali.
Rritja e numrit të të arriturve atje i ka ndodhur pasi rrugët e migrantëve përmes Greqisë dhe Ballkanit janë mbyllur, me një marrëveshje midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë në muajin mars.
Në vitin 2015, mbi një milion migrantë kanë arritur në Evropë, kryesisht përmes Turqisë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...