Pas 50 vjetësh nisin fluturimet Miami-Havana

29 Nëntor 2016 - 10:23      

Vetëm 3 ditë pas vdekjes së Fidel Castros është ngritur pas më shumë se gjysmëshekulli avioni i parë me pasagjerë nga Miami me destinacion kryeqytetin kuban Havana.

Megjithatë linja të tjera ajrore kanë nisur udhëtimet e tyre më herët gjatë këtij viti, por me destinacione qytete të tjera të Kubës.

Fluturimi i mëngjesit të së hënës ishte i pari i shërbimit më të ri drejt Havanës, si dhe i pari i fluturimeve katërditore të “American Airlines” të parashikuara për t’u nisur nga aeroporti ndërkombëtar i Miamit.

“The Miami Herald” raportoi se “Jet Blue” do të nisë shërbimin me dy fluturime në ditë nga Orlando të martën, ndërsa nga Fort Lauderdale të mërkurën. Të enjten do të jenë “Spirit Airlines” and “Frontier Airlines” që do të ngrenë në fluturim avionët nga Fort Lauderdale, kurse fluturimet e “Delta”-s do ta kenë pikënisjen nga Miami, nga aeroporti “JFK” i Nju Jorkut dhe nga Atlanta. Kompania e fundit, “Southwest” do ta nisë shërbimin e saj nga Fort Lauderdale më 12 dhjetor.

Fluturimet janë bërë të mundura bazuar mbi marrëveshjen e fundit për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kubës dhe SHBA-ve, akord i arritur falë administratës së presidentit amerikan Barack Obama. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...