Rrëzohet aeroplani me 81 persona, raportohet për të mbijetuar

29 Nëntor 2016 - 08:20      

Një aeroplan që barte 81 persona, përfshirë këtu edhe një ekip futbolli brazilian, është rrëzuar afër qytetit Medellin të Kolumbisë, kanë konfirmuar zyrtarët.

BBC shkruan se nuk ka ende raporte të qarta, por raportohet se ka të mbijetuar nga kjo tragjedi, transmeton Koha.net.

Në aeroplan ishte ekipi i futbollit nga Brazili, Chapecoense 72 pjesëtarë të së cilit ishin në këtë aeroplan dhe të tjerët ishin pjesë e ekuipazhit.

Ky ekip do të duhej të luante në finalen e Copa Sudamericana kundër ekipit nga Medellin, Atletico Nacional.

Kryetari i Medellin, Federico Gutierrez e ka përshkruar këtë si “tragjedi e përmasave të mëdha”, por ka shtuar se ka mundësi që të ketë të mbijetuar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...