Foto: Reuters

Një tjetër padi në Gjykatë për frenimin e fenomenit “Brexit”

28 Nëntor 2016 - 15:50      

Qeveria britanike është e kërcënuar nga një padi e re në Gjykatë për të frenuar procesin e Brexit, ndërmarrë nga disa avokatë që vlerësojnë se largimi nga Bashkimi Evropian nuk nënkupton domosdoshmërisht daljen nga Hapësira Ekonomike Evropiane (EEE).

Sipas BBC-së, rrethi i reflekmit ”British influencë” pritet t’i drejtohet këtë javë ministrit të Brexit, David Davis me kërkesën që Parlamenti të konsultohet në lidhje me qëndrimin e Britanisë së Madhe në EEE.

Të 28 shtetet anëtare të BE-së si Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtjeini bëjnë pjesë në EEE e krijuar për lëvizjen e lirë të mallrave, të shërbimeve, kapitaleve dhe personave.

Qeveria britanike kërkon që largimi nga BE-ja nënkupton gjithashtu largimin nga EEE. Por “British Influence” shprehet se nuk është një fakt i pashmangshëm dhe se Londra duhet fillimisht të aktivizojë nenin 127 të traktatit të EEE-së, që do të kërkonte vendimin e deputetëve të Parlamentit britanik.

“Ekziston një mundësi e madhe që Britania e Madhe të paraqitet në mospërputhje ligjore duke dalë nga Zona Ekonomike Evropiane me Brexit”, deklaroi Jonathan Lis, zëvendëspresidenti i rrethit të reflektimit dhënë për BBC-në.

Deputeti konservator pro-Brexit, Dominic Raab denoncoi gjithashtu këto avokatë që nuk po ndalen së shpikuri truke të reja në përpjekje për të kundërshtuar vullnetin e popullit britanik që votoi 52 për qind për daljen nga BE-ja.

Qeveria e Theresa May duhet tashmë të përballet me vendimin e Gjykatës së Lartë të Londrës që i parashtron deputetëve të drejtën e votës për aktivizimin e nenit 50 të Traktatit të Lizbonës për të nisur procedurën e divorcit me BE-në.

Ekzekutivi apeloi këtë vendim në Gjykatën Supreme që pritet të trajtojë këtë çështje përpara fillimit të dhjetorit dhe të japë verdiktin e saj në janar. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...