Putin i shkarkoi zyrtarët që janë zgjedhur në Akademi

28 Nëntor 2016 - 12:08      

Vladimir Putin në fotografi me Konstantin Kotenkon, të cilin e ka shkarkuar për shkak se është bërë anëtar i Akademisë së shkencave të Rusisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka shkarkuar katër zyrtarë qeveritarë, të cilët më herët këtë muaj janë zgjedhur anëtarë të Akademisë së shkencave të Rusisë.

Putin sot e ka publikuar një shpallje për shkarkimin e zyrtarëve, Vasily Khristoforov, Konstantin Kotenko, Aleksadr Fisun dhe Aleksandr Savenkov.

Në mbledhjen e Këshillit të shkencës dhe arsimit të qeverisë së Rusisë, më 23 nëntor, Putin tha se do ta shkarkoj secilin zyrtarë qeveritarë, që e pranon zgjedhjen në Akademinë e shkencave. Aktualisht, 14 zyrtarë e kanë pranuar zgjedhjen.

Putin ka thënë se nuk është e mundshme që zyrtarët njëkohësisht t’i kryejnë obligimet e tyre në qeveri dhe akademi. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...