28 Nëntor 2016 - 12:03
Hollësitë për arrestimin e saj të shtunën, u dhanë nga një mik i familjes që tha se arsyet për ndalimin e Farqinit, mbeten të paqarta. Familja e saj ka thënë se për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në zonën ku ajo banon, as avokati i saj nuk ka mundur ta kontaktojë për pesë ditë.
Farqin, që ka punuar edhe për BBC-në, u ndalua në provincën Siirt të Turqisë në një post-bllok policie ndërsa po shkonte për të raportuar për një rrëshqitje dheu në një minierë bakri, siç njoftohej në faqen turkishminute.com.
Po këtë muaj, Olivier Bertrand, që punon për faqen franceze të internetit lesjours.fr, u ndalua ndërsa raportonte nga Gaziantepi, në veri të kufirit turk me Sirinë. Më pas ai u dëbua.
Që kur shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, disa ditë pas dështimit të një grushti shteti në 15 korrik, qeveria turke ka mbyllur 195 gazeta, radio, televizione, shtëpi botuese dhe kompani shpërndarëse dhe ka burgosur rreth 150 gazetarë nën akuza për terrorizëm, diçka e zakonshme që nga përpjekja për të përmbysur qeverinë e Rexhep Taip Erdoganit.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...