Sulm ajror izraelit kundër një baze të militantëve të IS-it në Siri

28 Nëntor 2016 - 11:13      

Ushtria e Izraelit thotë se e ka ndërmarrë një sulm ajror në Siri, kundër një ndërtese që përdoret nga militantët e Shtetit Islamik (IS), për t’i sulmuar forcat izraelite.

Sulmi është ndërmarrë gjatë natës dhe në shënjestër të tij ishte një ndërtesë e braktisur e Kombeve të Bashkuara, për të cilën Izraeli thotë se shfrytëzohet si bazë nga militantët.

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për viktima eventuale nga ky sulm ajror, raporton AP nga Jerusalemi.

Një grup i militantëve të ndërlidhur me ekstremistët e Shteti Islamik, dje ka hapur zjarr kundër një patrulle izraelite në pjesën e Izraelit të Rrafshnaltës së Golanit.

Aeroplanët izraelitë janë përgjigjur menjëherë, duke i vrarë katër militantë nëpërmjet të një sulmi ajror.

Ndër ushtarët izraelitë nuk ka pasur viktima.

Raportohet se kjo ishte një përpjekje e rrallë të militantëve të ndërlidhur me Shtetin Islamik, që t’i sulmojnë forcat izraelite. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...