Nga 50 mandate vetëm një grua fiton për parlamentin e Kuvajtit

28 Nëntor 2016 - 09:30      

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kuvajt, nga 50 vende përfaqësuese, vetëm një vend i takoi kandidates femër.

Kandidatja liberale Safaa al-Hashem është e vetmja grua në Parlament prej gjithsej 15, sa ishin kandidate.

Sipas mediave vendase, pothuajse gjysma e vendeve të përfaqësuesve u fituan nga opozita.

Sondazhet tregojnë se pjesëmarrja në votime ka qenë 70 për qind. Zgjedhjet që u mbajtën dje në Kuvajt janë të shtatat gjatë dhjetë viteve të fundit. Emiri i Kuvajtit Sheik Sabah Al-Ahmed Es-Sabah më 16 tetor të këtij viti shpërndau Parlamentin.

Si “arsye” për shpërndarjen e Parlamentit emiri theksoi “zhvillimet rajonale dhe sfidat e sigurisë”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...