Republikanët sot përcaktohen për kandidatin presidencial në Francë

27 Nëntor 2016 - 17:28      

Në Francë po mbahen votimet për zgjedhjen e kandidatit presidencial të Partisë Republikane, që i takon qendrës së djathtë.

Kandidatë janë Francois Fillon dhe Alain Juppe, të cilët në rundin e parë fituan më tepër vota se kandidati tjetër, ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy.

Ish-kryeministri, Francois Fillon, ka votuar sot në Paris, ndërsa Alain Juppe, i cili po ashtu dikur ishte kryeministër i Francës, e ka hedhur votën në Bordo, ku ai është kryetar i qytetit.

Rezultatet e para zyrtare priten sonte më vonë në mbrëmje.

Fillon ka tërhequr vërejtjen se Franca është “në teh të revoltës” dhe synon ndryshime radikale. Ai planifikon mbylljen e 500 mijë vendeve të punës në sferën publike.

Fillon, po ashtu, e ka theksuar nevojën për ta mbrojtur identitetin e Francës.

Juppe është fokusuar në mesazhin e harmonisë dhe diversitetit dhe e ka akuzuar rivalin e tij se është i afërt me presidentin e Rusisë, Vladimir Puin.

Fillon është angazhuar për një aleancë me Rusinë për ta luftuar grupin eksptremist, Shteti Islamik në Siri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...