“Xhenet Xhamia” rome në Bujanoc, shtëpi për të gjitha etnitë [foto]

27 Nëntor 2016 - 13:01      

Është e ndërtuar në një nga lagjet e romëve në Bujanoc dhe mban emrin Jaqim Gjoshiq ose “Xhenet Xhamia”. Është e njohur si “xhamia rome” dhe në vitet e fundit po vizitohet shumë.

Këtë xhami, përveç xhematit lokal, e vizitojnë edhe romët nga qytete tjera në jug të Serbisë si dhe nga shqiptarët në Bujanoc.

Xhamia e vogël e madhe
Ishte e mjaftueshme një iniciativë “vullnetare” e romëve lokalë, e cila është ndërmarrë në nëntor të vitit 2007 dhe më 29 qershor të vitit 2008 ndërtimi i saj kishte përfunduar, ku është hapur zyrtarisht dhe është bekuar me emrin “Xhenet Xhamia”. Ndërtimin e kësaj xhamie e kanë financuar romët dhe shqiptarët nga Bujanoci, raporton AlJazeera, edicioni i Ballkanit.

“Xhenet xhamia” konsiderohet si xhamia e parë e ndërtuar nga romët në Serbi, në të cilën ezani thirret pesë herë në ditë në një minare jo aq të lartë, transmeton Koha.net. Në fakt, kjo xhami është e vogël në madhësi, por e madhe për romët nga jugu i Serbisë.

Xhemati multietnik i “Xhenet Xhamisë” nuk përbëhet vetëm nga romët lokalë, por atë e vizitojnë çdo ditë për falje apo festat fetare edhe shqiptarët nga Bujanoci dhe romët nga qytetet tjera në Serbi.

Xhaminë e vizitojnë rregullisht shqiptarët myslimanë nga Bujanoci, edhe pse vetëm pak metra nga kjo xhami gjendet edhe “Xhamia e Qytetit” e cila është ndërtuar në vitin 1969.

Hutba (ligjërata) në gjuhën rome


Në mungesë të xhamive në qytetet ku jetojnë romët në Serbi, një numër i konsiderueshëm prej tyre vijnë në “Xhenet Xhaminë” nga Vranja, Hani i Vlladiçinit dhe Leskovci, përcjell Koha.net. Gjatë faljeve të së premtes, shumë romë nga jugu i Serbisë kalojnë nga 250 kilometra vetëm për të falur namazin e xhumasë.

Imami i xhamisë, Alija Demiroviq, u shpreh i kënaqur me funksionimin e xhamisë dhe me xhematin multietnik, për të cilin thotë se është një shembull që duhet të merret parasysh.

“Në xhaminë tonë gjatë namazit të xhumasë, hutba bëhet në gjuhën rome, megjithatë, edhe pse kjo për dikë mund të duket e çuditshme, por çdo të premte në mes nesh gjenden edhe rreth 40 deri 50 shqiptarë të cilët falen së bashku me ne. Për ne, kjo nuk paraqet aspak problem, përkundrazi, kjo na gëzon. Por, ndoshta ata edhe nuk e kuptojnë hutbën (ligjëratën) time për shkak të mosnjohjes së gjuhës rome”, ka thënë Demiroviq.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...