Motra e Fidelit: Nuk marrë pjesë në funeralin e tij

27 Nëntor 2016 - 09:53      

Juanita Castro, motra e liderit të ndjerë kubanez, Fidel Castro, që ka jetuar në Majami për dekada, nuk do të marrë pjesë në funeralin e tij, kanë raportuar mediat lokale.

“Duke iu referuar thashethemeve se unë jam nisur për në Kubë për të marrë pjesë në funeral, dua të deklaroj qartë se kurrë nuk jam kthyer në ishull, dhe nuk planifikoj ta bëjë këtë gjë”, ka thënë Castro për El Nuevo Herald.

“Nuk i gëzohem vdekjes së asnjë qenieje njerëzore, e as për dikë që mban mbiemrin e familjes time”, ka shtuar ajo. “Si motër e Fidelit, po e përjetoj vdekjen e një qenieje njerëzore që ndante gjakun tim”, transmeton Koha.net.

Presidenti Raul Castro, vëllai 85 vjeçar i Fidelit, dha njoftimin për vdekjen e Fidelit në televizionin shtetëror kah mesnata e së premtes.

Fideli dhe presidenti i Kubës, Raul Castro, ishin në mesin e shtatë fëmijëve. Juanita, e lindur më 1933, ishte e vetmja që doli haptazi të kundërshtonte regjimin komunist të drejtuar nga vëllai i saj për më shumë se pesë dekada.

Ajo ka jetuar në Majami që nga viti 1964, dhe ka thënë se ka bashkëpunuar me CIA-në për një puç për rrëzimin e Fidelit nga pushteti.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...