Maradona vajton vdekjen e “babait të dytë”, Fidel Castro

26 Nëntor 2016 - 23:11      

Për të madhin e futbollit, Diego Maradona, revolucionari kubanez Fidel Castro ishte më shumë se një mik dhe bashkë-legjendë e Amerikës Latine, ai ishte “baba i dytë”.

Maradona tha se vdekja e Castros e goditi atë si një top tenisi në gjoks i shërbyer nga Juan Martin del Potro, tenisti argjentinas për të cilin po bënte tifo në finalen e Davis Cup ku edhe e mori lajmin.

“Qava pa kontroll”, u ka thënë Maradona gazetarëve. “Pas vdekjes së babait tim, është dhimbja më e thellë që ndjej”, raporton Reuters.

Dy figurat kontroverse së pari janë takuar më 1987, një vit pasi Maradona ndihmoi Argjentinën të fitonte Kupën e Botës në Meksikë dhe katër vjet para rënies së Bashkimit Sovjetik.

Shoqëria mes dy fytyrave të famshme ka lindur në kohën kur Maradona qëndroi në Havana për t’u shëruar nga varësia ndaj drogës.

Kuba ka dënime të ashpra për posedim të drogës dhe është e njohur në rajon për dërgimin e mjekëve dhe ndihmave humanitare për vendet që kanë nevojë.

“Ai hapi dyert e Kubës për mua kur klinikat në Argjentinë po mi mbyllnin dyert sepse nuk dëshironin që vdekja e Maradonës të mbetej në duart e tyre”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

“Më tha se mund t’ia dilja, dhe ia dola. Dhe ja ku jam, duke folur për të. Është kujtimi më i mirë që kam për të”, ka thënë Maradona me zë të dridhur.

Më 2005, Maradona e kishte intervistuar Castron në emisionin e tij televiziv në Argjentinë, ku e kishte pyetur për rizgjedhjen e George W. Bush president të SHBA-ve: “Mashtrues. Mafia terroriste e Majamit”.

Vitin e kaluar, Maradona, që ka fytyrën e Castros tatuazh në pulpën e tij, kishte ngjallur spekulime se Castro kishte vdekur duke valuar një letër nga ai para gazetarëve.

E tani që vdekja e tij është e vërtetë, Maradona tha se do të udhëtojë për në Havana për të marrë pjesë në ceremonitë mortore për mikun e tij.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...