26 Nëntor 2016 - 21:46

Trashëgimtarja Diana Lebedev, e cila ishte e njohur me emrin si Lady D, ishte anëtare udhëheqëse e grupit të të rinjve të pasur në Moskë të quajtur “Golden Youth”, transmeton Koha.net.

19 vjeçarja ishte duke udhëtuar me shokun e saj. Vetura e tyre doli nga rruga dhe u fundos në liqenin e Luganos, Zvicër.

Gjyshi i saj, bankieri Platon Lebedev, 59 vjeç, është dënuar me 11 vjet burgim për evazion fiskal, shpëlarje të parave dhe për përvetësim si pasojë e dy rasteve penale, raste të cilat në perëndim shihen si të motivuara politikisht.
Ajo ishte në një BMW X6 të cilën e ka vozitur shoku i saj Azer Yagubov, 23 vjeç, djali i një biznesmeni azerbajxhanas. Edhe ai ka mbetur i vdekur në këtë aksident.

Të dy këta të rinj janë shkolluar në Zvicër, ndërsa vdekjen e tyre e ka konfirmuar Ambasada ruse në Bernë.
Aksidenti ka ndodhur të enjten në ora 4 të mëngjesit, si pasojë e përplasjes së veturës me barrierat dhe pastaj është fundosur në liqenin afër fshatit Castagnola.
Sipas raporteve nga Zvicra dhe Rusia, vetura dhe trupat e pajetë janë gjetur në fund të liqenit.

Policia është duke hetuar shkakun e aksidentit, ndërsa sipas raporteve të pakonfirmuara, pretendohet se vetura kishte qenë në një “garë” kur ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen në kantonin e Ticinos.
Gjithashtu, raportohet se trupat e dy viktimave do të kthehen në Rusi.
© KOHA


17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...