26 Nëntor 2016 - 20:48
Në një intervistë për “Corriere Della Sera”, ajo thotë se forca politike që përfaqëson këmbëngul në rivendosjen e kufijve francezë, daljen nga zona e Shengenit, arritjen e sovranitetit monetar dhe supremacinë e të drejtave të francezëve mbi ato europiane, transmeton Tch.
Nëse nuk ia dalim, ishin fjalët e 27-vjeçares, do të propozojmë një referendum për shkëputjen e Francës nga BE-ja.
Sa i takon dy kandidatëve të qendrës së djathtë që përballen me njëri-tjetrin në balotazhin e së dielës për nominimin në presidencialet e muajit maj, Marion mendon se i përkasin të njëjtit regjim politik.
Juppe ka qenë ministër kabineti i Sarkozys, Fillon ka qenë kryeministri i tij. Që të dy kanë kontribuar në krijimin e Europës Federale. “Sot”, thotë Le Pen, “prezantohen si njerëz të cilët duan të zgjidhin problemin që kanë krijuar po ata vetë”.
Fitoren e Trumpit, ajo e përshkroi si lajm të mirë për Francën dhe për ekuilibrin në botë. Sipas politikanes së re, republikani do të shtrëngojë aleancën me Rusinë duke dalë kështu nga logjika e Luftës së Ftohtë e do të refuzojë politikat e rrezikshme që promovoi Clintoni në Irak e Afganistan.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...