Liderë botërorë kujtojnë Castron

26 Nëntor 2016 - 15:26      

Disa nderojnë Fidel Castrosn, disa nuk lënë në harresë zhgënjimin e shkaktuar prej tij.

Kjo është një përmbledhje e reagimeve të para gjatë ditës së sotme në botë pas vdekjes së Fidel Castros:

Presidenti rus, Vladimir Putin: “Një burrë shteti me shumë vlera që meriton të konsiderohet si një simbol i epokës së historisë moderne të botës. Fidel Castro ishte një mik i sinqertë dhe i besueshëm i Rusisë”.

Ish-lideri i fundit sovjetik, Mihail Gorbaçov: “Fideli rezistoi dhe forcoi vendin e tij gjatë bllokadës më të rëndë amerikane, në një periudhë kur mbi të ushtrohej një presion i madh, ai mundi ta udhëheqë vendin në rrugën e zhvillimit krejt i pavarur”.

Presidenti francez, François Hollande: ”Fidel Castro mishëron revolucionin kuban, me zgjimin e shpresës që më pas çoi në zhgënjim. Protagonist i Luftës së Ftohtë ai diti t’i demonstrojë kubanëve krenarinë e refuzimit të dominimit të jashtëm”.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro: “Të gjithë revolucionarët e botës duhet të ecin në gjurmët e tij dhe të mbajnë ndezur pishtarin e pavarësisë, të socializmit, dhe të kombit në shërbim të individit”.

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy: ”Ai kishte një qëndrim stoik historik dhe një influencë të madhe në rajon”.

Presidenti kinez, Xi Jinping: ”Fidel Castro do të jetojë përjetësisht!”.

Kryeministri indian, Narendra Modi: “Castro një nga personalitetet ikonë të shekullit XX. India mban zi për humbjen e një miku të madh”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...