U nda nga jeta ish-presidenti kubanez, Fidel Castro

26 Nëntor 2016 - 08:11      

Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare ish-presidenti komunist i Kubës, Fidel Castro. Komandanti suprem i revolucionit kubanez vdiq mbrëmjen e së premtes rreth orës 22:29 minuta.

Lajmi është njoftuar nga televizioni shtetëror i Kubës.

Fidel Castro vendosi Kubën si një shtet një-partiak, duke qeverisur për gati 50 vjet, kur edhe ai i dorëzoi pushtetin vëllait të tij Raul Castro në vitin 2008, dhe këtë për shkaqe shëndetësore.

Mbështetësit e tij e kanë vlerësuar si një udhëheqës që i ka kthyer Kubën popullit, ndërsa kundërshtarët e akuzojnë se ka shtypur në mënyrë brutale opozitën.
Presidenti Raul Castro i tha kombit, në një transmetim televiziv natën vonë në televizionin shtetëror se Fidel Castro kishte vdekur dhe do të digjej të shtunën.
Që sot, në ishull do të ketë disa ditë zie kombëtare.
Në muajin prill, Fidel Castro mbajti një fjalim të rrallë në ditën e fundit të kongresit të Partisë Komuniste të vendit.
Ai pranoi moshën e tij të thyer, por tha se konceptet komuniste kubane ishin ende të vlefshme dhe populli kuban “do të jetë fitimtar”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...