25 Nëntor 2016 - 15:56
Në dy ndërhyrje të veçanta, dy ish-kryeministrat që ndërmorën një fushatë pro qëndrimit të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian vlerësuan se procesi i daljes ishte ende i kthyeshëm, ndërkohë që qeveria e Theresa May-it synon të nisë procedurën e daljes në fund të muajit mars 2017.
Duke refuzuar tiraninë e shumicës, konservatori John Major u shpreh gjatë një darke private dje në mbrëmje se ishte “krejtësisht e besueshme për të zhvilluar një referendum të dytë në lidhje me kushtet e marrëveshjes së negociuar me BE-në”, sipas medias britanike.
”Dua të them se 48 për qind që votuan për të qëndruar në BE gjatë referendumit të 23 qershorit nuk duhet të kenë rol për atë që do të ndodhë më pas. Më duket i vështirë si fakt për t’u pranuar”, theksoi ish-kreu i qeverisë konservatore midis viteve 1990 dhe 1997 që shprehet gjithsesi se duhet respektuar vota e britanikëve.
Pasardhësi i tij laburist, Tony Blair vlerësoi se mbetet ende e mundshme për të shmangur Brexit nëse këtë e dëshiron populli britanik, pasi është konstatuar se çfarë mund të sjellë realisht ky proces.
”Nuk them se do të pezullohet si vendim, por mbetet një fakt i mundshëm”, deklaroi ish-kryeministri në një intervistë për revistën «New Statesman», publikuar dje.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...