Palestina e gatshme të ndihmojë Izraelin për shuarjen e zjarreve

25 Nëntor 2016 - 12:01      

Ramallah, 25 nëntor - Autoritetet palestineze kanë njoftuar se i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës për ndihmë të bërë nga Izraeli për shuarjen e zjarreve të rëna, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Mbrojtja Civile palestineze thuhet se ekipet e zjarrfikësve janë të gatshëm për të ndërhyrë në shuarjen e zjarreve. Në deklaratë nuk janë dhënë detaje për kërkesën e Izraelit.

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, zëdhënësi i Kryeministrisë së Izraelit, Ofir Gendelman, tha se i kanë kërkuar Turqisë për dërgimin e një avioni të madh për të shuar zjarret e rëna në mbarë vendin dhe se Turqia i është përgjigjur pozitivisht për këtë. Vende të tjera si Greqia, Kroacia, Italia dhe Rusia kanë deklaruar se kanë dërguar avionë për ti ardhur në ndihmë autoriteteve izraelite në punën për të shuar zjarret e rëna në mbarë vendin.

Në më shumë se 13 pika të ndryshme duke përfshirë këtu edhe Jerusalemin si pasojë e erërave të forta zjarret e rëna filluan të përhapeshin shumë. Ndërkohë që arsyeja e zjarreve nuk dihet, sipas disa lajmeve në mediat vendase dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...