Erdogan kërcënon hapjen e kufijve për 2,7 milionë refugjatë sirianë drejt Evropës

25 Nëntor 2016 - 12:00      

Stamboll, 25 nëntor – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kërcënoi sot me hapjen e kufijve për të lejuar kalimin e migrantëve që dëshirojnë të shkojnë në Evropë, pas votimit të Parlamentit Evropian për ngrirjen e negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE.

”Rreth 50 000 migrantë janë mbledhur në pikën kufitare të Kapikules, në kufirin turko-bullgar dhe ju (BE – shën. i përkth.) keni kërkuar ndihmë. Ju vazhdoni të pyesni, çdo të bëjmë nëse Turqia hap kufijtë?” deklaroi Erdogan.

“Më dëgjoni mirë. Nëse ju do të shkoni shumë larg, këta kufij do të hapen, fiksojeni mirë në kokë”, deklaroi Erdogan gjatë një fjalimi në Stamboll.

Ankaraja dhe Brukseli arritën në muajin mars një pakt që mundësonte ndalimin e fluksit të refugjatëve drejt ishujve grekë.

Në një rezolutë jodetyruese, miratuar me shumicë votash në Strasburg, eurodeputetët kërkuan dje një ngrirje të përkohshme të procesit të anëtarësimit për shkak të represionit në sektorë të ndryshëm që prej grushtit të dështuar të shtetit në muajin korrik.

Votimi i kësaj rezolute ngjalli tensione të forta mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian, marrëdhëniet e të cilëve, tashmë të vështira, janë përkeqësuar pas përpjekjes për grusht shteti, që u pasua nga dënime të përmasave të mëdha që kanë prekur kryesisht opozitarët politikë kurdë dhe media kritike ndaj pushtetit.

Deklaratat e Erdoganit i bëjnë jehonë frikës së evropianëve që regjimit turk të heqë dorë nga aplikimi i marrëveshjes së nënshkruar në muajin mars dhe të refuzojë bllokimin e fluksit të refugjatëve që përpiqen të mbërrijnë në Evropë.

Turqia numëron 2,7 milionë refugjatë sirianë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...