Ivan Brajoviq zgjidhet kryetar i Parlamentit të Malit të Zi

25 Nëntor 2016 - 11:58      

Podgoricë, 25 nëntor – Deputetët e Malit të Zi kanë votuar sot kreun e ri të Parlamentit, ku me 42 vota nga gjithsej 81 deputetë në këtë post është zgjedhur lideri socialdemokrat Ivan Brajoviq, raporton AA.

Për Ivan Brajoviqin votuan deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve, Socialdemokratët, partitë boshnjake, Nismës Qytetare Kroate dhe koalicioni “Shqiptarët me Vendosmëri”.

Deputetët e Frontit Demokratik, Partisë Socialdemokratike, Partisë Socialiste Popullore, Demokratët, Demos dhe lëvizja URA kanë bojkotuar seancën pasi nuk njohin rezultatet e zgjedhjeve.

Në zgjedhjet Parlamentare në Mal të Zi të cilat u mbajtën më 16 tetor Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) fitoi 36 vende, Fronti Demokratik 18, koalicioni Kljuç (Çelësi) nëntë, demokratët tetë dhe socialdemokratët katër mandate.

Socialdemokratët dhe boshnjakët fituan nga dy deputetë, ndërsa “Shqiptarët me Vendosmëri" dhe Nisma Qytetare Kroate” nga një deputet.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...