Flakët përhapen në Izrael, mbi 80 mijë të evakuuar

25 Nëntor 2016 - 11:51      

Tel Aviv , 25 nëntor – Rreth 80 mijë persona janë evakuar nga shtëpitë e tyre, në ditën e tretë të zjarreve që kanë mbërthyer Izraelin, sidomos qytetin e Haifas.

Përveç thatësirës dhe erërave të forta, ekziston mundësia që disa prej shpërthimeve të zjarrit të kenë qenë të qëllimshme, aq sa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se zjarrëvënia është terrorizëm dhe si e tillë do të trajtohet.

Ministri izraelit i Sigurimit, Gilad Erdan dhe Shin Bet, agjencia zyrtare izraelite e Sigurisë së Brendshme po punojnë së bashku me policinë, ku konfirmojnë arrestimin e disa personave.

Nga zonat qendrore të vendit përreth Jeruzalemit, Modinit, Tel Avivit dhe Haifas ka shtëllunga tymi dhe transporti është ndërprerë, shtëpitë janë braktisur, shkollat dhe kopshtet janë mbyllur, rrugët janë zbrazur, burgjet janë evakuar dhe sipas disa vlerësimeve më shumë se 100 persona janë dërguar në urgjencën e spitaleve.

“Deri më tani nuk janë raportuar viktima” sipas Netanyahut, i cili vuri në dukje gatishmërinë dhe aftësinë e ndërhyrjeve të qeverisë së tij.

Jo pak persona kanë folur për një mrekulli, duke pasur parasysh shkallën e zjarreve.
Raportohet se në shurjen e zjarreve po ndihmojnë edhe palestinezët.

Izraeli i ka kërkuar ndihmë komunitetit ndërkombëtar për më shumë avionë zjarrfikës dhe tashmë 13 të tillë janë dërguar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...