25 Nëntor 2016 - 08:40
Juppé e ka kritikuar rivalin e tij për lidhjet e perceptuara me presidencën e Rusisë.
Duke iu referuar fjalëve të fundit të ngrohta të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për zotin Fillon, ish-kryeministri francez, Alain Juppé, gjatë debatit televiziv tha se “kjo duhet të jetë zgjedhja e parë presidenciale në të cilën presidenti rus e zgjedh kandidatin”.
Fillon e ka mbështetur rreshtimin strategjik të tij me Moskën dhe është angazhuar për tërheqjen e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës dhe mbështetjes për separatistët në pjesën lindore të Ukrainës.
Megjithatë, zoti Fillon tha se “ne jemi aleatë të Shteteve të Bashkuara, ne i ndajmë parimet fundamentale me Shtetet e Bashkuara, që ne nuk i bëjmë me Rusinë”, tha Fillon.
Nëse François Fillon fiton kundër Juppé në rundin e dytë të zgjedhjeve partiake më 27 nëntor, atëherë pritet pothuajse me siguri se ai mund të triumfoj kundër kandidates të së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, e cila po ashtu, i mbështet lidhjet e afërta me Rusinë, para zgjedhjeve presidenciale në Francë, në muajin maj të vitit të ardhshëm.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...