Zjarre të mëdha kanë përfshirë Izraelin

24 Nëntor 2016 - 17:47      

Dhjetëra mijëra persona në Izrael janë urdhëruar që sot menjëherë të evakuohen derisa zjarre të tërbuara kanë përfshirë pothuaj gjithë vendin tash e tri ditë me radhë, transmeton Koha.net.

Zyrtarë izraelitë gjithnjë e më shumë besojnë se zjarret janë shkaktuar qëllimisht, ndërsa shumica e tyre megjithatë janë pasojë e erërave të fuqishme dhe thatësive shumë të madhe.

Rusia, Turqia, Greqia, Kroacia dhe Qipro kanë premtuar se do të dërgojnë 10 avionë për të penguar zgjerimin e zjarreve, njoftojnë agjenci të huaja.

Ende nuk ka të dhëna për viktima ndërsa shumë veta kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas thithjes së madhe të tymit.

Sot zjarri e ka përfshirë edhe Haifën prej nga janë evakuuar mbi 50 mijë veta.

Zjarri së pari e ka kapluar Neve Shalomin afër Jerusalemit ku jetojnë arabë e izraelitë e pastaj edhe vende të tjera përreth këtij qyteti.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...