Japonia goditet sërish nga tërmeti 6.1 ballë

24 Nëntor 2016 - 13:15      

Japonia është goditur sërish nga një tërmet i fuqishëm i shkallës 6.1 ballë i shkallës Rihter, në të njëjtin rajon ku tre ditë më parë u regjistrua goditja prej 7.4 ballë. Sirenat e alarmit për tsunam kanë rënë sërish përgjatë bregdetit.

Tërmeti ndodhi rreth 6.30 të mëngjesit me orën lokale, 37 km jug të Namie, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.

Ndërkohë, pesë tërmete të vogla me intensitet 4.6 dhe 3.2 kanë pasur njëri-tjetrin brenda një ore e gjysmë.

Ndërkohë, një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 i shkallës rihter goditi menjëherë rreth orës 9.30 rajonin e Kinkai Tori-Shima, i cili është një ishull që ndodhet rreth 600 km në jug të Tokios.

Nuk ka ende të dhëna për të lënduar apo dëme, ndërsa ndryshe nga tre ditë më parë, nuk ka pasur as alarm për tsunam.

Ndërsa tërmëeti 7.4 ballë i cili goditi brigjet e Fukushimës të martën, shkaktoi një cunam rreth një metër të lartë, i cili goditi, zonat Sendai dhe Miyagi, në veri të Fukushimas, ku edhe ndodhen centralet bërthamore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...