Festa e fundit e Falënderimeve si president për Obamën

24 Nëntor 2016 - 12:06      

Presidenti Barack Obama po feston festën e Falënderimeve, e fundit në Shtëpinë e Bardhë. Këtë vit, Shtëpia e Bardhë kishte përzgjedhur dy gjela Tater dhe Tot 18-javësh, të cilët u shndërruan në simbolin e festës së falënderimeve.

Emrat e tyre ishin vendosur nga një konkurs i nxënësve në Ajoa, pikërisht në një nga fermat e së cilës ishin rritur. Në 69-vjetorin e kësaj tradite, siç transmeton TCH njoftimet, Obama shoqërohej nga dy nipërit e tij.

“Më lejoni t’i përshëndes këta gjela trima, të cilët takuan fatin e tyre me kurajo dhe sacrificë… dhe na provuan se nuk ishin pula”, tha Obama.

Obama më pas mori një ton serioz kur iu drejtua popullit amerikan, ndërsa përfundoi edhe mandatin e tij presidencial.

“Në këtë festë falënderimi, dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj popullit amerikan për besimin që më keni dhënë mua gjatë këtyre tetë viteve të fundit dhe për mirësinë e pabesueshme që keni treguar ndaj familjes time”, deklaroi Presidenti i SHBA-ve.

Barack Obama tha se amerikanët kanë shumë gjëra për të qenë mirënjohës dhe për të tëenë faleminderit në këtë datë simbolike.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...