Alarm i rremë për bombë në Aeroportin e Shkupit

24 Nëntor 2016 - 11:27      

Shkup, 24 nëntor – Aeroplani i kompanisë “Turkish Airlines” është ndaluar përkohësisht në Aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup, për shkak të një alarmi të rremë për bombë, i cili pas kryerjes së kontrollimeve, në ora 22:56 ka fluturuar për në Stamboll, raporton AA.

Drejtori i zyrës së kompanisë “Turkish Airlines” në Shkup, Ilker Baydar, për AA bëri të ditur se aeroplani nuk flutoroi në kohë për në Stamboll për shkak se ishte gjetur një telefon celular i panjohur. Ai theksoi se shkaktimi i panikës dhe alarmi për bombë ishte i rremë, gjë e cila është vërtetuar menjëherë pas kontrollit protokolar të sigurisë së aeroportit.

Po ashtu, burime të brendshme nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, për AA bëjnë të ditur se me këtë aeroplan duhej të udhëtojë edhe një delegacion i kryesuar nga president i shtetit, Gjorgje Ivanov, të cilët nga Stambolli do të drejtoheshin për në Madagaskar në Samitin e Frankfonisë. I njëjti burim bëri të se është anuluar udhëtimi i delegacionit të kryesuar nga presidenti Ivanov, mirëpo është bërë për arsye të panjohura, pasi që alarmi ishte i rremë dhe nuk kishte arsye për panik.

Nga kompania ajrore “Turkish Airlines” theksuan se me informacione të detajuara në lidhje me rastin do të prononcohen gjatë ditës së sotme.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...