23 Nëntor 2016 - 13:16
Sinxheliq nuk do të ngarkohet me veprën për “sulm terrorist” në ditën e zgjedhjeve. Prokuroria, siç njoftojnë mediat malazeze, bazuar në procedurat ligjore, i ka ofruar mbrojtje të cilën do ta zbatojnë pjesëtarët e Drejtorisë së Policisë, raporton REL.
Paraprakisht, statusin e dëshmitarit të penduar Sinxheliqit ia ofroi prokurori special shtetëror, Sasha Çagjenoviq, pasi vlerësoi se dëshmia e tij mund të ndihmojë në zbardhjen e rastit dhe se deklarata e tij është e një rëndësi më të madhe nga dëmet me të cilat ngarkohet.
Kjo ishte edhe arsyeja pse Gjykata e lartë në Podgoricë pranoi propozimin e Prokurorisë.
Për rastin e cilësuar si “sulm i planifikuar terrorist” në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, janë arrestuar disa dhjetëra persona, si në Mal të Zi, ashtu edhe në Serbi.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...