23 Nëntor 2016 - 12:57
Shkencëtarët kompjuterikë besojnë se kanë gjetur dëshmi se vota e përgjithshme në këto tre shtete ka gjasa të jetë manipuluar apo hakuar dhe i kanë paraqitur zbulimet e tyre tek ndihmësit më të afërt të Clintonit të enjten e kaluar.
Shkencëtarët, në mesin e të cilëve është edhe J. Alex Halderman, drejtor i Qendrës për Siguri Kompjuterike dhe Shoqëri në Universitetin e Michiganit, i kanë thënë kampit të fushatës së Clintonit se besojnë se ekziston një trend i dyshimtë i performancës së ulët të Clintonit në shtetet që janë mbështetur në makinat e votimit elektronik në krahasim me fletëvotimet dhe skanerët optikë, thonë burime të ndryshme për CNN, transmeton Koha.net.
Grupi e ka informuar John Podestan, kryesuesin e fushatës së Clintonit, dhe Marc Eliasin, këshilltarin e përgjithshëm të fushatës, se Clintoni ka pranuar 7% më pak vota në shtetet që janë bazuar në makinat e votimit elektronik, makinë për të cilën grupi thotë të jetë hakuar.
Grupi i ka thënë Podestas dhe Elias se ndonëse ata nuk kanë gjetur asnjë dëshmi të ndërhyrjeve kompjuterike, kjo duhet shikuar nga një organ i pavarur.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...