23 Nëntor 2016 - 12:17
Serbia nisi në muajin korrik patrullimet me angazhimin e forcave të rendit, policore dhe ato ushtarake. Sipas policisë lokale, vetëm në fushën e Pirotit, 300 kilometra në juglindje të Beogradit, patrullat kanë regjistruar rreth 16 mijë përpjekje për kalim të paligjshëm të kufirit, transmeton oranews. Përforcimet aktuale kanë për qëllim të bindin emigrantët që transportohen nga kontrabandistë se kjo nuk është rruga e duhur.
“Policët hungareze kanë një rol kryesisht këshillues dhe prezenca e tyre është në mbështetje të koleve të tyre serbë. Ata mund të përdorin armët vetëm për vetëmbrojtje, thotë kreu i policisë hungareze Tamas Farkas, duke shtuar se nuk ka pasur arrestime deri tani, por pranoi se më herët grupi i parë ka kryer disa arrestime përgjatë kufirit me Maqedoninë.
Vendet e Ballkanit kanë mbyllur kufijtë e tyre në muajin mars, pasi rreth një milionë njerëz kaluan nëpërmjet tyre me qëllim arritjen në vendet e bashkimit europian si Gjermania, Austria apo vendet skandinave.
Të paktën 6,500 emigrantë kanë mbetur të bllokuar aktualisht në Serbi, kryesisht në qendrat e pritjes, por më shumë se 1,000 të tjerë ndodhen në strehimore jo formale, pa kushte dhe pa kontrollin e nevojshëm.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...