Pilotët e Lufthansas në grevë, anulohen 900 fluturime

23 Nëntor 2016 - 11:00      

Frankfurt, 23 nëntor – Aviokompania gjermane Lufthansa sot do të anulojë 878 fluturime, prej të cilave 51 ndërkombëtare, për shkak të grevës së pilotëve.

Njëkohësisht për arsye të njëjta kompania e vogël Eurowings në pronësi të Lufthansas dje anuloi rreth 60 fluturime. Greva e pilotëve do të prekë rreth 100.000 pasagjerë, thuhet në njoftimin e aviokompanisë gjermane Lufthansa, dhe shtohet se partnerët do të marrin më shumë se 2.210 fluturime.

Sindikata e pilotëve bëri thirrje për grevë 24 orëshe duke kërkuar rritjen e rrogave të cilat për herë të fundit janë rritur në vitin 2011.

Nga Sindikata e pilotëve gjermanë Vereinigung Cockpit (VC) bënë thirrje për grevë 24 orëshe duke filluar nga mesnata, pasi nuk u arrit marrëveshje me punëdhënësit.

Vereinigung Cockpit (VC) kërkojnë rritje vjetore prej 3.66 për qind ndërsa punëdhënësi nuk dëshiron të rrisë rrogat.

Nga Sindikata e pilotëve gjermanë po ashtu njoftuan se negociatat mes pilotëve dhe Lutfhansas nuk patën sukses.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...