Pentagoni njofton se ka vrarë një udhëheqës të Al Kaedës

22 Nëntor 2016 - 22:15      

Një nga udhëheqësit e Al Kaedës, Abu Afgan Al-Masri, është vrarë javën e kaluar në një sulm ajror të kryer nga forcat amerikane, afër qytetit sirian Sarmad, njoftoi sot zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook.

Siç ka shpjeguar në një konferencë për shtyp, sulmi u krye më 18 nëntor, raporton Reuters.

Al-Masri ishte egjiptian, i cili fillimisht u bashkua me Al Kaedës në Afganistan dhe më vonë u transferua në degën e saj në Siri.
"Ai kishte lidhje me grupe terroriste, që veprojnë në të gjithë Azinë Juglindore, duke përfshirë grupet përgjegjëse për sulmet ndaj SHBA-ve dhe forcave të koalicionit në Afganistan, si dhe grupet që planifikojnë sulme në Perëndim", tha Cook.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...