Amerika ekstradon në Bosnjë një femër për krime lufte

22 Nëntor 2016 - 17:33      

SHBA-të kanë ekstraduar për në Bosnjë e Hercegovinë të dyshuarën për krime lufte ndaj serbëve Azra Bashiq.

Bashiq(57) e lindur në Rjekë të Kroacisë është ekstraduar në aeroportin e Sarajevës transmeton Fena.

Ajo dyshohet se ka kryer krime lufte ndaj serbëve gjatë vitit 1992.

Bashiq ngarkohet se në periudhën prej prilli deri në qershor të vitit 1992 në territorin e komunës Derventa ka vrarë një civil dhe ka marrë pjesë në torturimin e një numri të madh të civilëve serbe që kanë qenë të strehuar në Shtëpinë e ish-APJ-së në Derventa.

E dyshuara pas luftës ka ikur nga Bosnja dhe ka shkuar në SHBA ku kishte dhënë identitet të rremë, por pas një bashkëpunimi mes SHBA-së dhe Bosnjës ajo është identifikuar dhe është arrestuar nga Policia amerikane.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...