Nuk dihet asgjë për fatin e ambasadorit turk në Zagreb

22 Nëntor 2016 - 12:56      

Zagreb, 22 nëntor – Një diplomat turk në Zagreb konsiderohet i zhdukur, ndërsa nuk dihet asgjë as për fatin e ambasadorit të deri para një kohe në Kroaci, Ahmet Tute, dhe bashkëshortes së tij, Mines.

Duke u thirrur në dy burime të pavarura diplomatike, gazeta Nacional e Zagrebit, thekson se për së paku për fatin e dy diplomatëve turq nuk dihet asgjë, transmeton Koha.net.

Sipas njërit burim, njerëzit e Erdoganit kanë marrë në thasë të zinj diplomatët turq dhe i kanë dërguar në drejtim të panjohur. Sipas kësaj gazete, në shënjestër është gjetur atasheu i kulturës në Zagreb, Bekir Alpula. Autoritetet turke kishin kërkuar nga Kroacia t’i merreshin akreditivat dhe ta ekstradonin në Turqi, ndërsa ai nga qarqe diplomatike në kryeqytetin kroat kishte kërkuar ndihmë.
Krahas këtij, i zhdukur konsiderohet edhe Ajtug Seker, deri vonë atashe ushtarak i Turqisë në BeH.

Pas puçit të pasuksesshëm në Turqi, shumicës së vendeve me të cilat Turqia ka marrëdhënie diplomatike, u janë dërguar listat me emra të diplomatëve turq të cilët Erdogan i konsideron ithtarë të imamit Fetullah Gulen dhe puçistë, shkruan “Nacional”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...