Foto: Reuters

Mbi 68 mijë persona të zhvendosur nga ofensiva në Mosul

22 Nëntor 2016 - 11:47      

Më shumë se 68 mijë personave iu është dashur të largohen nga banesat e tyre në Mosul që prej fillimit, pesë javë më parë, të një ofensivë të gjerë për rimarrjen e qytetit të dytë në Irak xhihadistëve të grupit të Shtetit Islamik, theksoi sot OKB.

Ka pasur zhvendosje më të konsiderueshme gjatë javëve të fundit se ditët e mëparshme, luftimet po zhvillohen tashmë në sektorët më të populluar të qytetit.

“Rreth 68 550 persona janë zhvendosur aktualisht dhe kanë nevojë për asistencë humanitare”, konfirmoi zyra e koordinimit të Çështjeve humanitare të OKB-së (OCHA) në një komunikatë.

OCHA nënvizoi se është gjithmonë e më shumë komplekse t’i përgjigjesh nevojave humanitare të popullsisë që prej fillimit më 17 tetor të ofensivës në Mosul, transmeton KP.

Nevojat humanitare janë shumë të rëndësishme për familjet e zhvendosura si brenda ashtu dhe jashtë kampeve, personat e shpëtuar nga sektorët e marrë dhe ato të arratisur nga luftimet e dhunshme në qytetin e Mosulit”, thekson komunikata.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...