Gjashtë fëmijë të vdekur e dhjetëra të lënduar në përplasjen e autobusit në Amerikë

22 Nëntor 2016 - 10:51      

Së paku gjashtë fëmijë kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar në një aksident me autobusë në Chattanooga, Tennessee, raporton BBC.

Autobusi, i cili barte fëmijët e moshës 5-10 vjeçare, u përplas rreth orës 16:00 dje në kohën lokale, transmeton Koha.net.

Pamjet tregojnë se autobusi është përplasur në një pemë, përderisa pjesa e lartë metalike është ndarë në dyshë. Kjo po dyshohet se është shkaktuar nga shpejtësia e lartë.

“Shpejtësia është duke u hetuar si faktor shumë, shumë i fuqishëm në këtë aksident”, thotë Fred Fletcher, shef i policisë në Chattanooga.

Hetuesit besojnë se autobusi para se të godiste pemën është përplasur në një shtyllë.

Pesë fëmijë me këtë rast kanë vdekur menjëherë, kurse një ka vdekur nga plagët në spital.

35 fëmijë ishin në autobusë, kurse edhe 23 prej tyre janë dërguar në spital.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...