Paralajmërime për rrezik të shtuar të sulmeve terroriste në Evropë

22 Nëntor 2016 - 09:47      

Departamenti i shtetit i SHBA-së ka paralajmëruar për një rrezik të shtuar të sulmeve terroriste gjithandej Evropës, gjatë periudhës së festave të fundvitit, me paralajmërimin për qytetarët amerikanë që të jenë të kujdesshëm.

Departamenti nuk saktësoi vendet dhe as datat në paralajmërimin e tij të 21 nëntorit, që i pason paralajmërimet e tjera për kujdes të publikuara në të kaluarën, transmeton TCh njoftimet.

Por ai tregoi për festën e Falënderimeve në SHBA, më 24 nëntor dhe festën e Krishtlindjeve më 25 dhjetor

"Qytetarët e SHBA-së duhet të tregojnë kujdes në festa, ngjarje dhe në tregjet në vendet e hapura”, thuhet në paralajmërim.

“Informacionet kredibile japin të kuptohet (Shteti Islamik, al-Kaida, partnerët e tyre) vazhdojnë të planifikojnë sulme terroriste në Evropë, me përqendrim në sezonin e festave që po vijnë dhe ngjarjet e ndërlidhura”, thuhet në kumtesë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...