Japonia tërheq alarmin e tsunamit, shpëton Fukushima

22 Nëntor 2016 - 09:34      

Japonia e hoqi paralajmërimin për tsunami të lëshuar pas tërmetit me magnitudë 7,4 ballë, që goditi bregun lindor të vendit.

Tërmeti ra në afërsi të Fukushimës duke shkaktuar fillimisht në brigjet e saj dallgë tre metra të larta. Ato që mbërritën më vonë megjithatë, ishin më të vogla, ndaj autoritetet e konsideruan rrezikun të kapërcyer.

Me mijëra vetë më herët iu ishte kërkuar të evakuonin zonën, ndërsa nuk pati veçse raporte për disa lëndime të lehta.

Por frika ishte e madhe duke qenë se Fukushima u godit në 2011-en nga një tërmet i fuqishëm që vrau 18,000 vetë.

Lëkundjet e atëhershme të tokës, ndër më të fortat e regjistruara ndonjëherë, shkaktuan probleme të mëdha në kompleksin bërthamor, pastrimi i të cilit vazhdon akoma edhe sot. Këtë herë megjithatë, centrali nuk ka pësuar dëmtime.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...